Sunday, April 13, 2014

Sexiest Hall of Fame: Angelina Jolie

Even Brad Pitt looks a bit shoddy and bum-faced stood next to her.

Her iconic sexiness, which will no doubt go down as the stuff of legends, spans an astonishing three decades. But could you pinpoint the moment you fell in love with her?

What would be considered as her breakout movie is subject to debate, but her first leading role was in Hackers in 1995. In 1998, she played lady-loving supermodel Gia in the movie of the same name, before picking up the Academy Award for Best Supporting Actress in Girl, Interrupted.


 With dark roles like these, very few were surprised when it turned out Angelina herself liked the odd knife in the bedroom and had a thing for girls too. One of her ex-girlfriends made the entire world jealous when she told them that kissing Angelina was like "kissing a waterbed." It shouldn't be sexy, but it just is.
And then she proved that blonde dreadlocks can be despicably hot in Gone in 60 Seconds in 2000.
To be honest, Mr & Mrs Smith alone is enough to warrant inducting Angelina into the 100 Sexiest Hall of Fame. Come on, REALLY??
Could there possibly be any other way of expressing the legendary, all-encompassing, all-devouring sexiness of Angelina Jolie?
Oh wait...there's Wanted.



Monday, February 10, 2014

Observe women's breast for longer life



Observe women's breast for longer life
Observe women's breast for longer " scientists studied for 5 consecutive years and totaled 200 men to the conclusion that all those who enjoy admiring daily chests full of beauties , were calmer pulse , low blood pressure and had no signs of diseases of the cardiovascular system .




German 
scientists after various surveys have concluded that the observation of chest awakens men women was positive emotions and influences  for good health , stretching them life . Contemplation brings more benefits over in different positions . German scientists after various surveys have concluded that the contemplation of the female breast was conjures positive emotions and affects men for good health , stretching them life . 
Contemplation brings more benefits over in
 different positions .

"Ten minutes contemplation of a beautiful chest is equal to 30 minutes of aerobics workout room . Beautiful chest awakens men was positive emotions and adds to them the desire for sex . This excitement improves heart rate and influences for good blood circulation . Beholding the chest of a woman for ten minutes a day , magically removes the risk of heart disease . I am convinced that any man who gets pleasure watching a beautiful woman's chest adds an average of 4-5 years of life , "says Karen Weatherby , participated in the study doctor

Tuesday, June 4, 2013

Radhë e gjatë e tifozëve për biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji.

Radhë e gjatë e tifozëve për biletat e ndeshjes së 7 qershorit, por vendet më të mira i kanë blerë me shumicë politikanët.etëm pak ditë përpara sfidës vendimtare Shqipëri-Norvegji të fazës eliminatore për Botërorin 2014, kërkesat për të siguruar një biletë janë rritur deri edhe në çmenduri. Sportelet e biletarive janë mësymur nga sportdashësit, si pasojë e njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit që kishte deklaruar se biletat e ndeshjes duhet të kishin dalë sot në shitje.
Shumë tifozë kërkojnë mundësinë për të qenë të pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare në ambicjet e mëdha për kualifikim, por duket se përveçse radhës së pritjes, ata duhet të përballen edhe me faktin që biletat e vetme që po shiten janë kryesisht ato të anësoreve prapa portave. Po, sepse pjesa më e madhe e vendeve më të mira të stadiumit, mësohet se janë blerë nga politikanët. Për çfarë? Duket se synimi i tyre është të japin bileta falas në këmbim të votave për ta, në 23 qershor. Diçka që konfirmon se kjo është periudha që politikanët kërkon të përfitojë edhe nga evenimentet sportive, për të joshur pas vetes së tyre sportdashësit që ndoshta nuk marrin edhe shumë vesh nga politika. Por që për një biletë të kombëtares shqiptare do të bënin gjithçka. Edhe të votonin për ata që nuk i “njohin”....
Ndërkaq, pritet në fakt që stadiumi "Qemal Stafa" të jetë i tejmbushur për këtë ndeshje shumë delikate dhe të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, edhe pse çmimet e biletave janë relativisht të larta. Plot 8.000 lekë kushton tribuna qendrore, ndërsa ajo A dhe B ka çmimin 5.000 lekë. Në krahun e kundërt tribuna D1 dhe D2 kushton 3.000 lekë, ndërsa një biletë në D3 dhe D4 kushton 2.000 lekë. Kurse anësoret janë me çmimin simbolik 500 lekë.
 

Viti 2013 rrezikon të jetë pa stinë vere.

Më 21 qershor nis zyrtarisht stina e verës, por këtë 2013 mund të mos vijë kurrë. Të paktën ky është mendimi i një meteorologu të njohur francez, Laurent Cabrol, i cili paralajmëron se shumë shenja kanë ndodhur që çojnë drejt këtij parashikimi. Fundja, një vit pa stinë vere është regjistruar një herë: ishte 1816-a. Por a ekziston vërtet rreziku edhe në këtë rast?
"Kur ka pasur dimër dhe pranverë shumë me shi, në 70%-80% të rasteve nuk ka pasur një verë të vërtetë. Ka një probabilitet prej vetëm 30% që vera të jetë normale", ka parashtruar Laurent Cabrol. Kështu, ky 2013 ka shikuar një muaj maj siç nuk verifikohej prej dekadash nga këndvështrimi i temperaturave. Dhe sipas studiuesit, ky është një sinjal negativ nisjeje. E nuk duket se është i vetmi.
Faktikisht edhe temperatura e ujit të detit nuk sjell shpresa për asgjë të mirë. Cabrol pohon se duke qenë shumë e ftohtë, përbën një të dhënë për ftohje të atmosferës. Sikur të mos mjaftonte kaq është shumë i lartë edhe niveli i lagështisë në ajër, gjë që tregon se me shumë mundësi, shirat do të jenë shumë konstantë. Sapo të vijë një periudhë të nxehti do të ketë më pas re dhe përmbysje të menjëhershme moti.
Pa verë do të thotë një mot tepër të pastabilizuar. Nuk do të ketë stinë vere, në sensin që nuk do të ketë një periudhë të gjatë të të nxehtit, me të cilin shumica e njerëzve është mësuar, edhe sepse nxit për të shkuar drejt vendeve bregdetare. Mirëpo, ky parashikim tingëllon shumë shqetësues, edhe sepse mund të sjellë jo pak dëme ekonomike për sektorin bujqësor. Gjithsesi duhet thënë se shumë meteorologë të tjerë e kanë kundërshtuar pozicionin e mbajtur nga Cabrol, duke thënë të kundërtën, me një rritje të temperaturave që do të rriten gjatë fundit të kësaj jave. Për të larguar çdo dyshim, do të jetë muaji qershor që do të shërbejë si një "parathënie" e motit, që do të na presë në dy muajt e ardhshëm të verës.

Zonat delikate në trupin e një femre.

DUART
Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e mëdhenj për t'ia prekur pëllëmbën butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë prekin pjesën e mbetur të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t'i keni prekur të gjithë dorën.
Kyçet e duarve
Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën: kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës.
Koka
Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t'i përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar kokën e saj. Bëjeni butësisht.
Veshët
Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka. Pastaj merreni bulën e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin.
Qafa
Receptorët e bëjnë këtë të fundit një nga pjesët më të ndjeshme të trupit të femrës. Merrni frymë ndërkohë që i jepni një puthje të lehtë në pjesën kur ndahet qafa me flokët. Shumë femra e adhurojnë gjestin kur largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje, përkëdhelje me gjuhë dhe ndukje të lehta.
Pjesa e brendshme e krahut
Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë mund t'i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart-poshtë gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.
Stomaku
Mbajeni në bel me të dyja duart dhe nuhasni aromën e saj me hundën pothuajse të ngjitur në stomak. Pastaj putheni stomakun nga njëra anë në tjetrën, duke e përkëdhelur herë pas here me gjuhë.
Pjesa fundme e barkut
Rrëshqisni kurrizin e dorës dhe nyjën përgjatë pjesë së poshtme të barkut, rreth këllqeve. Ky është një eksitim mendor sepse ajo po pyet veten se çfarë vjen më pas. Gjithashtu ndodh edhe reagimi fizik sepse vetë lëkura është tepër e ndjeshme.
Fund shpina
Shtrijeni me kurrizin të drejtuar në fytyrën tuaj dhe përkëdheleni ngadalë me gjuhë dhe puthjani shpinën duke nisur nga lart dhe rrëshqisni poshtë ngadalë. E dini atë pjerrësinë në qendër të shtyllës kurrizore? Ajo pjesë është perceptuese ndaj çdo lloj përkujdesjeje, sidomos ndaj prekjeve delikate. Ju dëshironi të masazhoni vendin me një lëvizje të lehtë rrethore. Mbani mend që synimi nuk është t'i bëni muskujt e saj të kontraktohen, por të ndizni një reagim seksual.
Kofshët
Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja.
Pjesa e pasme e kofshëve
Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur me receptorë. Këto pjesë janë për t'u përkëdhelur me gjuhë, kështu që përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me kënaqësi.
Pjesa e pasme e gjunjëve
Askush nuk mendon të shkojë aty. Kështu që kur ta stimuloni këtë pjesë asaj do i pëlqejë shumë. Putheni butë ose guduliseni zonën (përfshirë edhe pulpën e këmbës), por sigurohuni që të jetë e shtrirë. Vetëm nëse mund ta mbani në krahë kur këmbët t'i këputen.
Nyjat e këmbëve
Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t'i vendosni nyjat e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t'i prekni është një mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas puthini nga njëra anë në tjetrën.
Këmbët
Nëse i rrënjosni në pjesët e zakoneve të bërit seks ose thjesht dëshironi ta ndihmoni të relaksohet pas një dite të vështirë, të prekni këmbët e një gruaje do ju bëjë të fitoni pikë aq sa nuk do e kishit besuar kurrë. Hidhni pak vaj masazhues ose krem trupi në duar, fërkojini bashkë për t'i ngrohur pak dhe nisni të masazhoni mes tabanit të këmbëve të saj. Lëvizni ngadalë nga gishti i madh i këmbës drejt thembrës.

” Shpërthen” Joana: Anaidi hipokrit,na ndau e ëma.

TIRANE – Ajo ishte gati që të sakrifikonte ëndrrën e saj të “Big Brother”, sepse Anaidi u bë më i rëndësishëm se loja, fama e paratë. Teksa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë, jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi që doli si fitues i këtij edicioni, dha deklaratën shokuese të ndarjes. Ai nuk dha arsye të qarta e konkrete, por sipas Joanës, shkaqet e ndarjes mund të jenë vetëm dy, ose ndikimi i të ëmës, ose hipokrizia e madhe e Anaidit. Në një rrëfim të sinqertë për “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother”, Joana Gjuzi, tregoi se si po përjeton faktin që i dashuri i saj deklaroi ndarjen në ekran, pa folur fare me të.
Joana si ndihesh pas asaj që ndodhi?
Nuk e vras mendjen shumë unë, i humburi është ai.
Menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother”, Anaidi tha se gjatë takimit në surprizën që i bëre, ti kishe një fytyrë të çuditshme… Për çfarë e kishte fjalën më konkretisht?
Ky ka qenë thjesht një justifikim i tij. Unë isha e çelur në fytyrë, pasi nuk e dija që në surprizën që u bë do ishin prezentë edhe prindërit e Anaidit. Gjatë gjithë kohës, mendoja se do futesha e vetme për t’i bërë surprizën dhe më informuan për prezencën e prindërve të tij vetëm një minutë përpara se të futeshim. Duke qenë se nuk i kisha takuar asnjëherë prindërit e Anaidit, u ndjeva pak në siklet dhe ja thashë: “Jam e emocionuar sepse takova prindërit e tu, dhe nuk isha në dijeni”.
Si u sollën ata me ty?
U sollën shumë ftohtë.
Ata janë shprehur se nuk ishin shumë dakord për lidhjen tuaj…
Nuk e kam ditur këtë. Unë kam folur vetëm njëherë me mamanë e Anaidit në telefon dhe ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Nga kjo bisedë nuk më ka lënë të kuptoja që nuk kanë qenë dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarë prindërve të vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ëma, sepse ajo foli në telefon si shumë e sjellshme dhe e dashur, ndërkohë që ka menduar krejt të kundërtën.
Ju të dy jeni takuar nga afër pas daljes së Anaidit nga shtëpia?
Jo, nuk jemi takuar fare. Nuk kemi folur absolutisht me njëri-tjetrin.
Po pse?
Sepse ky është Anaidi.
Ti e ke kërkuar?
Unë s’mund ta kërkoj pas asaj që ai tha në “Fan Club”.
Po përpara kësaj? Domethënë natën pas finales?
Po e takova, e përshëndeta, e urova, por e pashë që ishte i tërhequr dhe nuk e mora më mundimin. Unë kam bërë shumë për Anaidin. Nuk kam ndërmend të bëj më për njerëzit që s’ma dinë apo për njerëzit që nuk bëjnë për mua. Kush është Anaidi në fund të fundit, familja ime?! Jo, familja është e shenjtë, Anaidi s’është asgjë, aq më tepër tani.
Si ndihesh? Të erdhi keq nga kjo sjellje?
Më vjen keq që i kam besuar verbërisht.
Si e shpjegon ti sjelljen e tij?
Dy gjëra janë: ose e ka bërë për show dhe është hipokrit në maksimum, shumë dinak. Ose ndoshta, në momentin që doli, sapo e ka takuar e ëma do i ketë thënë që ata s’janë dakord, sepse ndoshta sipas atyre, unë nuk jam parë pozitivisht në publik.
Ti mendon që ju ndau mamaja e Anaidit?
Besoj se po. Domethënë Anaidi është një djalë 25-vjeçar që bën akoma çfarë i thotë mami. Ose ai është shtirur gjithë kohën.
Po gjatë qëndrimit në shtëpi, kur rrinit bashkë, në asnjë moment nuk e kuptove që po shtirej?
Unë mendoj që marrëdhënia jonë brenda shtëpisë ishte reale dhe ai ka qenë i sinqertë. Unë kështu e kam ndjerë. Ose është super i aftë për ta mbuluar hipokrizinë e tij, se s’ka mundësi. Dukej shumë i sinqertë.
Ti do ta kërkosh më?
Jo.
Po nëse të kërkon ai, do i flasësh?
Jo, nuk e kam në plan. E tregoi veten. Nuk kam pse të flas më me të. Anaidi bëri një deklaratë shumë të shëmtuar dhe unë ndaj nuk shkova në “Fun Club”, që ta lija të shprehej lirshëm, e t’i thoshte të gjitha ç’kishte për të thënë.
Domethënë nuk do përballesh më asnjëherë me të?
E kam lënë t’ia them të gjitha në post-”Big Brother”.
E ke siklet përballjen në post-”Big Brother”?
Jo, s’kam asnjë lloj sikleti e emocioni.
Familjarët e tu si reaguan?
Të them të drejtën, njerëzit e mi gjatë këtyre tri javëve më kanë thënë se ai është tip i vështirë.
Po pas ndarjes?
Ishte diçka që e prisnin.
Jani e mori vesh këtë që ndodhi?
Jani e mori vesh, më telefonoi dhe më tha se ai e priste. “Dukej që në ekran se çfarë mashkulli ishte”, më tha.
Do kthehesh me Janin?
Jo, pse ça është Jani objekt, që të ndahem nga Anaidi e të kthehem me të?!
Jani të kërkoi sërish që të ktheheni bashkë?
Jo, por ai më pret. Gjithmonë më ka pritur.
Si e ke menduar, çfarë do bësh?
Unë si fillim kam nevojë të qartësohem me veten time, për të gjithë këtë që ndodhi. Gjithsesi unë mendoj që bota e tillë është, kështu funksionon.
Ke qarë?
Jo, nuk kam qarë. E mora dhe këtë situatë me sportivitet si gjithmonë, por m’u duk shumë e çuditshme kjo. Nuk e prisja nga Anaidi. Më bëri edhe për të qeshur… Për të qarë jo, absolutisht! Anaidi ia futi vetes. Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s’e kanë kuptuar. Më mirë ta kishte fituar Iliri, të paktën ishte më i sinqertë, më i drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim vendosur të ishim kundërshtarë, por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një njeri i sinqertë.
Po njerëzit që të rrethojnë, çfarë të kanë thënë lidhur me këtë që ndodhi?
Njerëzit më duan shumë dhe fansat më të zjarrtë të Anaidit mbajnë anën time. Edhe në “Facebook” kam parë që fansat më të zjarrtë të tij e fyejnë me fjalët më banale. Askush nuk e ka vlerësuar veprimin e shëmtuar që bëri, aq ata që e donin. Gazeta Shqiptare BalkanWeb

Monday, June 3, 2013

Ne sezonin e verë?? Me mirë të jemi single

Gjatë sezoni të verës njerëzit kanë më shumë shanse që të tërheqin ndonjë partner pasi në atë periudhë rrethit i duken më atraktivë, kanë treguar rezultatet e një studimi. Pjesëmarrësit në hulumtim i cili është bërë në internet faqen Match.com, kanë pasur për detyrë të zgjedhin një nga dy fotografitë e paraqitura, një verore dhe dimërorë, pothuajse 75% e kanë përzgjedhur fotografinë me personat në ambient veror. Rreth 70% nga ata kanë theksuar se personi në fotografi duket më i lumtur në versionin veror, 50% kanë vlerësuar se duket më shëndetshëm, ndërsa 40% kanë treguar se e kanë zgjedhur fotografinë verore, pasi personi ka treguar më shumë vetëbesim. Të dhënat flasin për atë se rreth 50% e njerëzve ndjehen më atraktiv, më tërheqës gjatë muajve të verës.