Tuesday, June 4, 2013

Radhë e gjatë e tifozëve për biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji.

Radhë e gjatë e tifozëve për biletat e ndeshjes së 7 qershorit, por vendet më të mira i kanë blerë me shumicë politikanët.etëm pak ditë përpara sfidës vendimtare Shqipëri-Norvegji të fazës eliminatore për Botërorin 2014, kërkesat për të siguruar një biletë janë rritur deri edhe në çmenduri. Sportelet e biletarive janë mësymur nga sportdashësit, si pasojë e njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit që kishte deklaruar se biletat e ndeshjes duhet të kishin dalë sot në shitje.
Shumë tifozë kërkojnë mundësinë për të qenë të pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare në ambicjet e mëdha për kualifikim, por duket se përveçse radhës së pritjes, ata duhet të përballen edhe me faktin që biletat e vetme që po shiten janë kryesisht ato të anësoreve prapa portave. Po, sepse pjesa më e madhe e vendeve më të mira të stadiumit, mësohet se janë blerë nga politikanët. Për çfarë? Duket se synimi i tyre është të japin bileta falas në këmbim të votave për ta, në 23 qershor. Diçka që konfirmon se kjo është periudha që politikanët kërkon të përfitojë edhe nga evenimentet sportive, për të joshur pas vetes së tyre sportdashësit që ndoshta nuk marrin edhe shumë vesh nga politika. Por që për një biletë të kombëtares shqiptare do të bënin gjithçka. Edhe të votonin për ata që nuk i “njohin”....
Ndërkaq, pritet në fakt që stadiumi "Qemal Stafa" të jetë i tejmbushur për këtë ndeshje shumë delikate dhe të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, edhe pse çmimet e biletave janë relativisht të larta. Plot 8.000 lekë kushton tribuna qendrore, ndërsa ajo A dhe B ka çmimin 5.000 lekë. Në krahun e kundërt tribuna D1 dhe D2 kushton 3.000 lekë, ndërsa një biletë në D3 dhe D4 kushton 2.000 lekë. Kurse anësoret janë me çmimin simbolik 500 lekë.
 

Viti 2013 rrezikon të jetë pa stinë vere.

Më 21 qershor nis zyrtarisht stina e verës, por këtë 2013 mund të mos vijë kurrë. Të paktën ky është mendimi i një meteorologu të njohur francez, Laurent Cabrol, i cili paralajmëron se shumë shenja kanë ndodhur që çojnë drejt këtij parashikimi. Fundja, një vit pa stinë vere është regjistruar një herë: ishte 1816-a. Por a ekziston vërtet rreziku edhe në këtë rast?
"Kur ka pasur dimër dhe pranverë shumë me shi, në 70%-80% të rasteve nuk ka pasur një verë të vërtetë. Ka një probabilitet prej vetëm 30% që vera të jetë normale", ka parashtruar Laurent Cabrol. Kështu, ky 2013 ka shikuar një muaj maj siç nuk verifikohej prej dekadash nga këndvështrimi i temperaturave. Dhe sipas studiuesit, ky është një sinjal negativ nisjeje. E nuk duket se është i vetmi.
Faktikisht edhe temperatura e ujit të detit nuk sjell shpresa për asgjë të mirë. Cabrol pohon se duke qenë shumë e ftohtë, përbën një të dhënë për ftohje të atmosferës. Sikur të mos mjaftonte kaq është shumë i lartë edhe niveli i lagështisë në ajër, gjë që tregon se me shumë mundësi, shirat do të jenë shumë konstantë. Sapo të vijë një periudhë të nxehti do të ketë më pas re dhe përmbysje të menjëhershme moti.
Pa verë do të thotë një mot tepër të pastabilizuar. Nuk do të ketë stinë vere, në sensin që nuk do të ketë një periudhë të gjatë të të nxehtit, me të cilin shumica e njerëzve është mësuar, edhe sepse nxit për të shkuar drejt vendeve bregdetare. Mirëpo, ky parashikim tingëllon shumë shqetësues, edhe sepse mund të sjellë jo pak dëme ekonomike për sektorin bujqësor. Gjithsesi duhet thënë se shumë meteorologë të tjerë e kanë kundërshtuar pozicionin e mbajtur nga Cabrol, duke thënë të kundërtën, me një rritje të temperaturave që do të rriten gjatë fundit të kësaj jave. Për të larguar çdo dyshim, do të jetë muaji qershor që do të shërbejë si një "parathënie" e motit, që do të na presë në dy muajt e ardhshëm të verës.

Zonat delikate në trupin e një femre.

DUART
Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e mëdhenj për t'ia prekur pëllëmbën butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë prekin pjesën e mbetur të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t'i keni prekur të gjithë dorën.
Kyçet e duarve
Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën: kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës.
Koka
Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t'i përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar kokën e saj. Bëjeni butësisht.
Veshët
Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka. Pastaj merreni bulën e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin.
Qafa
Receptorët e bëjnë këtë të fundit një nga pjesët më të ndjeshme të trupit të femrës. Merrni frymë ndërkohë që i jepni një puthje të lehtë në pjesën kur ndahet qafa me flokët. Shumë femra e adhurojnë gjestin kur largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje, përkëdhelje me gjuhë dhe ndukje të lehta.
Pjesa e brendshme e krahut
Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë mund t'i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart-poshtë gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.
Stomaku
Mbajeni në bel me të dyja duart dhe nuhasni aromën e saj me hundën pothuajse të ngjitur në stomak. Pastaj putheni stomakun nga njëra anë në tjetrën, duke e përkëdhelur herë pas here me gjuhë.
Pjesa fundme e barkut
Rrëshqisni kurrizin e dorës dhe nyjën përgjatë pjesë së poshtme të barkut, rreth këllqeve. Ky është një eksitim mendor sepse ajo po pyet veten se çfarë vjen më pas. Gjithashtu ndodh edhe reagimi fizik sepse vetë lëkura është tepër e ndjeshme.
Fund shpina
Shtrijeni me kurrizin të drejtuar në fytyrën tuaj dhe përkëdheleni ngadalë me gjuhë dhe puthjani shpinën duke nisur nga lart dhe rrëshqisni poshtë ngadalë. E dini atë pjerrësinë në qendër të shtyllës kurrizore? Ajo pjesë është perceptuese ndaj çdo lloj përkujdesjeje, sidomos ndaj prekjeve delikate. Ju dëshironi të masazhoni vendin me një lëvizje të lehtë rrethore. Mbani mend që synimi nuk është t'i bëni muskujt e saj të kontraktohen, por të ndizni një reagim seksual.
Kofshët
Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja.
Pjesa e pasme e kofshëve
Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur me receptorë. Këto pjesë janë për t'u përkëdhelur me gjuhë, kështu që përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me kënaqësi.
Pjesa e pasme e gjunjëve
Askush nuk mendon të shkojë aty. Kështu që kur ta stimuloni këtë pjesë asaj do i pëlqejë shumë. Putheni butë ose guduliseni zonën (përfshirë edhe pulpën e këmbës), por sigurohuni që të jetë e shtrirë. Vetëm nëse mund ta mbani në krahë kur këmbët t'i këputen.
Nyjat e këmbëve
Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t'i vendosni nyjat e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t'i prekni është një mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas puthini nga njëra anë në tjetrën.
Këmbët
Nëse i rrënjosni në pjesët e zakoneve të bërit seks ose thjesht dëshironi ta ndihmoni të relaksohet pas një dite të vështirë, të prekni këmbët e një gruaje do ju bëjë të fitoni pikë aq sa nuk do e kishit besuar kurrë. Hidhni pak vaj masazhues ose krem trupi në duar, fërkojini bashkë për t'i ngrohur pak dhe nisni të masazhoni mes tabanit të këmbëve të saj. Lëvizni ngadalë nga gishti i madh i këmbës drejt thembrës.

” Shpërthen” Joana: Anaidi hipokrit,na ndau e ëma.

TIRANE – Ajo ishte gati që të sakrifikonte ëndrrën e saj të “Big Brother”, sepse Anaidi u bë më i rëndësishëm se loja, fama e paratë. Teksa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë, jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi që doli si fitues i këtij edicioni, dha deklaratën shokuese të ndarjes. Ai nuk dha arsye të qarta e konkrete, por sipas Joanës, shkaqet e ndarjes mund të jenë vetëm dy, ose ndikimi i të ëmës, ose hipokrizia e madhe e Anaidit. Në një rrëfim të sinqertë për “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother”, Joana Gjuzi, tregoi se si po përjeton faktin që i dashuri i saj deklaroi ndarjen në ekran, pa folur fare me të.
Joana si ndihesh pas asaj që ndodhi?
Nuk e vras mendjen shumë unë, i humburi është ai.
Menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother”, Anaidi tha se gjatë takimit në surprizën që i bëre, ti kishe një fytyrë të çuditshme… Për çfarë e kishte fjalën më konkretisht?
Ky ka qenë thjesht një justifikim i tij. Unë isha e çelur në fytyrë, pasi nuk e dija që në surprizën që u bë do ishin prezentë edhe prindërit e Anaidit. Gjatë gjithë kohës, mendoja se do futesha e vetme për t’i bërë surprizën dhe më informuan për prezencën e prindërve të tij vetëm një minutë përpara se të futeshim. Duke qenë se nuk i kisha takuar asnjëherë prindërit e Anaidit, u ndjeva pak në siklet dhe ja thashë: “Jam e emocionuar sepse takova prindërit e tu, dhe nuk isha në dijeni”.
Si u sollën ata me ty?
U sollën shumë ftohtë.
Ata janë shprehur se nuk ishin shumë dakord për lidhjen tuaj…
Nuk e kam ditur këtë. Unë kam folur vetëm njëherë me mamanë e Anaidit në telefon dhe ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Nga kjo bisedë nuk më ka lënë të kuptoja që nuk kanë qenë dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarë prindërve të vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ëma, sepse ajo foli në telefon si shumë e sjellshme dhe e dashur, ndërkohë që ka menduar krejt të kundërtën.
Ju të dy jeni takuar nga afër pas daljes së Anaidit nga shtëpia?
Jo, nuk jemi takuar fare. Nuk kemi folur absolutisht me njëri-tjetrin.
Po pse?
Sepse ky është Anaidi.
Ti e ke kërkuar?
Unë s’mund ta kërkoj pas asaj që ai tha në “Fan Club”.
Po përpara kësaj? Domethënë natën pas finales?
Po e takova, e përshëndeta, e urova, por e pashë që ishte i tërhequr dhe nuk e mora më mundimin. Unë kam bërë shumë për Anaidin. Nuk kam ndërmend të bëj më për njerëzit që s’ma dinë apo për njerëzit që nuk bëjnë për mua. Kush është Anaidi në fund të fundit, familja ime?! Jo, familja është e shenjtë, Anaidi s’është asgjë, aq më tepër tani.
Si ndihesh? Të erdhi keq nga kjo sjellje?
Më vjen keq që i kam besuar verbërisht.
Si e shpjegon ti sjelljen e tij?
Dy gjëra janë: ose e ka bërë për show dhe është hipokrit në maksimum, shumë dinak. Ose ndoshta, në momentin që doli, sapo e ka takuar e ëma do i ketë thënë që ata s’janë dakord, sepse ndoshta sipas atyre, unë nuk jam parë pozitivisht në publik.
Ti mendon që ju ndau mamaja e Anaidit?
Besoj se po. Domethënë Anaidi është një djalë 25-vjeçar që bën akoma çfarë i thotë mami. Ose ai është shtirur gjithë kohën.
Po gjatë qëndrimit në shtëpi, kur rrinit bashkë, në asnjë moment nuk e kuptove që po shtirej?
Unë mendoj që marrëdhënia jonë brenda shtëpisë ishte reale dhe ai ka qenë i sinqertë. Unë kështu e kam ndjerë. Ose është super i aftë për ta mbuluar hipokrizinë e tij, se s’ka mundësi. Dukej shumë i sinqertë.
Ti do ta kërkosh më?
Jo.
Po nëse të kërkon ai, do i flasësh?
Jo, nuk e kam në plan. E tregoi veten. Nuk kam pse të flas më me të. Anaidi bëri një deklaratë shumë të shëmtuar dhe unë ndaj nuk shkova në “Fun Club”, që ta lija të shprehej lirshëm, e t’i thoshte të gjitha ç’kishte për të thënë.
Domethënë nuk do përballesh më asnjëherë me të?
E kam lënë t’ia them të gjitha në post-”Big Brother”.
E ke siklet përballjen në post-”Big Brother”?
Jo, s’kam asnjë lloj sikleti e emocioni.
Familjarët e tu si reaguan?
Të them të drejtën, njerëzit e mi gjatë këtyre tri javëve më kanë thënë se ai është tip i vështirë.
Po pas ndarjes?
Ishte diçka që e prisnin.
Jani e mori vesh këtë që ndodhi?
Jani e mori vesh, më telefonoi dhe më tha se ai e priste. “Dukej që në ekran se çfarë mashkulli ishte”, më tha.
Do kthehesh me Janin?
Jo, pse ça është Jani objekt, që të ndahem nga Anaidi e të kthehem me të?!
Jani të kërkoi sërish që të ktheheni bashkë?
Jo, por ai më pret. Gjithmonë më ka pritur.
Si e ke menduar, çfarë do bësh?
Unë si fillim kam nevojë të qartësohem me veten time, për të gjithë këtë që ndodhi. Gjithsesi unë mendoj që bota e tillë është, kështu funksionon.
Ke qarë?
Jo, nuk kam qarë. E mora dhe këtë situatë me sportivitet si gjithmonë, por m’u duk shumë e çuditshme kjo. Nuk e prisja nga Anaidi. Më bëri edhe për të qeshur… Për të qarë jo, absolutisht! Anaidi ia futi vetes. Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s’e kanë kuptuar. Më mirë ta kishte fituar Iliri, të paktën ishte më i sinqertë, më i drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim vendosur të ishim kundërshtarë, por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një njeri i sinqertë.
Po njerëzit që të rrethojnë, çfarë të kanë thënë lidhur me këtë që ndodhi?
Njerëzit më duan shumë dhe fansat më të zjarrtë të Anaidit mbajnë anën time. Edhe në “Facebook” kam parë që fansat më të zjarrtë të tij e fyejnë me fjalët më banale. Askush nuk e ka vlerësuar veprimin e shëmtuar që bëri, aq ata që e donin. Gazeta Shqiptare BalkanWeb

Monday, June 3, 2013

Ne sezonin e verë?? Me mirë të jemi single

Gjatë sezoni të verës njerëzit kanë më shumë shanse që të tërheqin ndonjë partner pasi në atë periudhë rrethit i duken më atraktivë, kanë treguar rezultatet e një studimi. Pjesëmarrësit në hulumtim i cili është bërë në internet faqen Match.com, kanë pasur për detyrë të zgjedhin një nga dy fotografitë e paraqitura, një verore dhe dimërorë, pothuajse 75% e kanë përzgjedhur fotografinë me personat në ambient veror. Rreth 70% nga ata kanë theksuar se personi në fotografi duket më i lumtur në versionin veror, 50% kanë vlerësuar se duket më shëndetshëm, ndërsa 40% kanë treguar se e kanë zgjedhur fotografinë verore, pasi personi ka treguar më shumë vetëbesim. Të dhënat flasin për atë se rreth 50% e njerëzve ndjehen më atraktiv, më tërheqës gjatë muajve të verës.

Tuesday, May 28, 2013

ILIR LATIFI ariti ta nxjer kundershtarin e tij serb ne sekondat e para me Nocauts


Ai Trimi qe shihni ne foto me Flamurin Kuq e Zi lart eshte i madhi ILIR LATIFI i cili dua tju them me pak fjal ariti ta nxjer kundershtarin e tij serb ne sekondat e para me Nocauts !! 

Faleminderit ILIR qe i bere Shqiptaret edhe 1 here Krenar !



Monday, May 27, 2013

Linku per te pare Fast & Furious 6 2013



http://www.topfilma.net/2013/05/fast-furious-6-2013-pa-titra-shqip.html

Beyonce, ja si ka ndryshuar ylli i muzikës ndër vite (FOTO)

Sekreti i suksesit të saj është se di të vijë gjithmonë ndryshe para publikut. U bë e famshme me grupin Destiny’s Child, por sot është një ikonë e vërtetë stili.
Ajo i ka provuar të gjitha, ka qenë bionde, gështenjë, kaçurrelse, të drejta. Revista e famshme “Time” e ka zgjedhur si një ndër 100 personat me më shumë influencë në botë.
Sot, jo vetëm që është një këngëtare e afirmuar dhe shumë e populluar por edhe një divë e vërtetë e muzikës, ja si ka ndryshuar 13 vitet e fundit Beyonce.




Add caption














Top 10 femrat më “hot” në planet (FOTO LAJM)

Gwyneth Paltrow mund të jetë shpallur femra më e bukur nëplanet, por Mila Kunis konsiderohet si ajo më seksi në botë sipas “FHM”.Aktorja e cila është e lidhur me Ashton Kutcher, ka lënë pas 99femra të tjera në sondazhin e revistës britanike.Rihanna ka zënë vendin e dytë në këtë sondazh, duke lënë pas aktoren dhe modelenbritanike Helen Flanagan


Mila Kunis


Cheryl Cole



Georgia Salpa



Rihanna




Helen Flanagan


Michelle Keegan




Kelly Brook

Kaley Cuoco


Pixie Lott



Kate Upton



Thenie mbi shqiptaret.

2

Nje nene rreh dhe torturon pa meshire beben e saj 8 muajshe, ngaqe ai po qante (VIDEO). (Personat e ndjeshem keshillohet te mos e shikojne).

NUK KAM ASNJE KOMENT! :(((

10 mënyra të sigurta që bëjnë gruan tuaj të ndahet nga ju (Video).

Kerkoni qe te divorcoheni dhe bashkershortja juaj nuk ua jep kete te drejte?
shikoni 10 menyra qe detyrojne gruan tuaj te ndahet nga ju.



Studimi: “Shqiptaret 9 ore gjume dhe 5 ore ne kafene”.

6



Sunday, May 26, 2013

Xherdan Shaqirit:Pse nuk e ka Marr Flamurin Kuq e Zi

Me shum deshir kam dashur te marr edhe flamurin KUQ E ZI por kam pasur penges nga UEFA.
Se nuk me lejoshin me flamurin kuq e zi te festoj.
Se me thojshin je me prejardhje nga KOSOVA jo nga SHQIPERIA.
Por sidoqoft siq ju premtova qe do e marr me veti flamurin.
Kshtu qe ky trofe shkon per te gjith SHQIPTARET me respekt XHERDAN SHAQIRI

Video: Rrëzimet më fantastike në pista

Kjo video do ju bëjë të shkriheni së qeshuri! Shikoni këto modele si bien nëpër pista! Shumë qesharake, apo jo?










http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=qI3JnR09cU4#!


Mësuesja mbyll nxënësin në klasë, i kërkon marrëdhënie

Një mësuese e martuar e shkollës së mesme në Santa Fe të New Mexico, Jennifer Vigil 31 vjeç, u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë në ngarkim të saj.
Mësuesja u akuzua nga një nxënës 18 vjeçar, të cilin e kishte mbajtur në klasë mbyllur pas mësimit, në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me të, shkruan noa.
Nxënësi tha në polici se e kishte refuzuar propozimin e saj, por mësuesja e kishte sulmuar dhe i kishte thënë se pa kryer së paku marrëdhënie orale nuk do e linte të lirë.
Gjithçka që tha studenti u provua lehtësisht, pasi gjatë këtyre momenteve ky i fundit kishte xhiruar në fshehtësi çdo gjë me telefonin e tij celular.
Nën akuzën e ngacmimeve seksuale, Jennifer u pushua nga puna, u gjobit me 25 mijë dollarë, ndërsa u dërgua në burg.

Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzonte rumunen për prostitucion, ja mbante me listë klientët

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni.
Policia italiane e Pistoias vuri në pranga 29-vjeçarin me inicialet Q.I, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ndaj një vajze rumune.
Hetimet e shumta të policisë bënë që të bihet në gjurmët e shqiptarit, i vënë në shënjestrën e karabinierëve për aktivitetin e tij të dyshimtë.
Tutori strehonte në banesë vajzën rumune duke e cilësuar si “femrën e tij”, ndërsa më tej e çonte për të prostituuar në Montecatini, duke e lënë buzë rrugës për të thithur klientë.
Gjatë “orarit të punës”, 29-vjeçari ushtronte kontrolle të herë pas hershme mbi të për të parë nëse vajza ishte në punë, apo mos i fshihte klientë.
Sakaq gjatë kontrollit në banesë u gjet një bllok shënimi, ku shënoheshin takimet dhe të ardhurat e përfituara nga prostitucioni i vajzës, nga janari i këtij viti e deri në muajin mars.

LaFerrari “truly special”

Përfaqësuesi i Ferrari për Evropë, ka deklaruar para gazetarëve se versioni “truly special” i modelit LaFerrari është duke u prodhuar në Maranello.
Drejtori i dizajnit të super veturës, Flavio Manzoni ka thënë se edicioni special është shumë afër finalizimit dhe në treg do të dalin vetëm shumë pak njësi. Ai nuk ka cekur saktë numrin e tyre, por besohet se do të prodhohen më pak se 10 njësi. Ndërsa çmimi i tyre pritet të kushtoi nga 3-5 milion funte, duke e lënë kështu pas Lamborghini Venenon.
“Kemi humbur shumë kohë për dizajnin e versionit special të LaFerrari, dhe në fund besoj se të gjithë do të ndahen të kënaqur me atë çfarë kemi bërë. Jemi shumë të sigurt se secili njeri që e nget atë veturë do të ndihet i veçantë”, ka deklaruar Manzoni.
Ne tashmë kemi parë dy modelet e kaluara të quajtura Tesnostruttura dhe Manda në muzeun e Ferrarit, por versioni i limituar i LaFerrari pritet të duket krejt ndryshe. Shanset që vetura të jetë më e lehtë janë shumë të mëdha, pasi raportohet se do të peshoj vetëm 1000 kilogram që i bie të jetë 225 kg më i lehtë sesa modeli standard.

10 Gënjeshtrat më të shpeshta të djemve

Djemtë gënjejnë për diçka mesatarisht gjashtë herë në ditë. Një specialist i njohur lidhjeve John Amodeo shpjegon 10 gënjeshtrat më shpesht5a që burrat ua thonë të dashurave të tyre ose bashkëshorteve, dhe pse ata detyron të gënjejnë. Shpesh femrat ankohen se meshkujt gënjejnë shumë dhe durojnë shumë pak. Edhe pse është e vërtetë shprehja se partnerit nuk i duhet treguar gjithçka, studiuesit kanë arritur të evidentojnë dhjetë gënjeshtrat më të përdorshme nga meshkujt, ato që do të vinin në alarm çdo grua, përveç atyre që kur dashurohen humbin arsyen dhe arrijnë të “hanë” gjithçka. Le t‘i zbulojmë së bashku dhe të mos harrojmë se ndonjëherë janë ato që na nxjerrin nga situata, por jo gjithmonë.
Gënjeshtra numër 10: Kam ngecur në trafik
“Ai mendon se është më e lehtë të thuash këtë gënjeshtër, sesa të përpiqet të shpjegojë arsyen e vërtetë pse është vonë”, thotë John Amodeo, autori i librit “Zemra autentike”. “Mos harroni-thotë ai, meshkujt nuk janë aq të mirë sa femrat për të komunikuar”. Dhe më e bukura është se burri do ta thotë këtë gënjeshtër, edhe nëse ai do të kishte një arsyetim më se legjitim për vonesë. Edhe pse është një gënjeshtër e vogël, mos pranoni tua hedhë, se në fund të fundit mbetet sërish një gënjeshtër.
Gënjeshtra numër 9: “Ajo nuk ishte e shtrenjtë”
“Burrat janë si lodrat, dhe ata nuk dëshirojnë mosaprovimin tuaj për diçka, edhe nëse ju nuk ndani një llogari bankare me të”, thotë Amadeo. Ai mund të gënjejë, për të provuar se ai është i përgjegjshëm me paratë, thotë Barton Goldsmith, autor i librit “Emotional Fitness for Intimacy”. “Ai nuk dëshiron të mendojë që ju i mbani një pjesë të fondeve poshtë vijës së lejueshme, dhe ai mund t’i prishë të tërë lekët për të blerë gjërat të tipit si një TV plazma”.
Gënjeshtra numër 8: “Unë jam në rrugën time”
Djemve zakonisht nuk para u pëlqen kur ju parashikoni që ai t’ju takojë në ndonjë ngjarje dhe ata nuk dëshirojnë që ju ta ndiqni. Gjithashtu ata nuk pëlqejnë takimin me familjen tënde. Duhet të mos harroni se ai nuk mund të refuzojë pa marrë parasysh zemërimin tuaj. Ndaj duhet t’i ushtroni atij presion të lehtë që mos t’iu gënjejë për të refuzuar takimet.
Gënjeshtra numër 7: “Unë nuk kam pirë shumë”
Kjo gënjeshtër mund të kthehet në një problem serioz, dhe jemi duke folur për lidhjen tuaj. Nëse ai thotë shpesh se e ka problem çështjen e alkoolit, ju duhet të flisni me të se sa e përqendruar jeni ju në këtë çështje, dhe t’i flisni atij butësisht. Dhe bisedat duhet t’i bëni kur ai të jetë i qetë.
Gënjeshtra numër 6: “Më fal, nuk e pashë telefonatën tënde”
Gënjeshtra numër 5: “Nuk kisha bateri” dhe
Gënjeshtra numër 4: “Nuk kisha sinjal”
Këto tre gënjeshtra do të thonë të njëjtën gjë: ata e kanë parë telefonatë tënde. Po pse gënjejnë? “djemtë shpesh kanë frikë tua thonë në sy të vërtetën, sepse ata kanë nevojë të kalojnë disa kohë edhe vetëm”, thotë Amodeo”. Ju duhet ta lini të vetëm duke mbajtur mbi të një kontroll të lehtë dhe lëreni atë që ta marrë malli për ty.
Gënjeshtra numër 3: “Jo, fundshpina juaj nuk duket dhe aq e madhe”
Shikoni, në qofte se ju e mbysni atë me pyetje që vendin e parë, ai do të detyrohet të të gënjejë. “Çdo mashkull ka një shok, thotë ai, unë njëherë iu përgjigja gabimisht pyetjes së saj, dhe e dashura ime nuk dëshiroi të bëjë seks për një vit”, thotë Goldsmith. Nuk ka përgjigje të sigurta, dhe ai për të mos rrezikuar do t’iu gënjejë për përmasat tuaja. Doni një këshillë të ndershme: Më mirë pyesni një nga shoqet e tuaja.
Gënjeshtra numër 2. “Kjo është birra ime e fundit”
Ekspertët tanë thonë se kur ju e merrni në telefon dhe ai iu përgjigjet kështu, ai iu gënjen, sepse ai nuk do të çohet nga tavolina, pasi dëshiron të harxhojë më shumë kohë me miqtë e tij. Dhe e bukura është, se edhe ai nëse ai jua thotë tre herë brenda një nate, çdo herë ai e beson atë që thotë.
Gënjeshtra numër 1. “Asgjë s’po shkon keq, unë jam mirë”

52 për qind e meshkujve ua kanë thënë të dashurave të tyre këtë gënjeshtër. Duke iu referuar ekspertëve, ata e thonë këtë për të evituar dramat dhe për të mbrojtur krenarinë mashkullore. Meshkujt e dinë se ata nuk janë të mirë në artikulimin e asaj se çfarë ndjejnë dhe ata e kanë më të lehtë t’ju thonë juve këtë frazë. Pra, është më e lehtë për ata t’ju mbajnë juve në këtë situatë, prandaj jepini atyre dy ditë kohë, dhe më pas pyeti sërish nëse ai është ende i zhgënjyer. Pastaj ai mund t’ju thotë të vërtetën.
Ja dhe disa nga gënjeshtrat kur është ende fillimi
-Do të të telefonoj unë
Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: Ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t‘i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë. Mos prisni me shpresë dhe mbi të gjitha mos nisni të mendoni me vete: Ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta është shumë i zënë me punë, nuk ka kohë, apo është i sëmurë.
-Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.
Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: Do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë.
-Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt
Domethënia: Sigurisht që nuk dua t‘ua tregoj filmimin të gjithëve, vetëm miqve të mi më të mirë. Mes të tjerash, të xhirosh një film hard me një djalë dhe ta lësh që të jetë ai që ta ruajë, është garancia më e mirë se do të kthehet në mënyrë shantazhi. Mund të jetë një mënyrë e mirë për t‘ua treguar jo vetëm ju, por pas ndarjes, familjes apo të dashurit tuaj të ri.
-Me ty kam provuar kënaqësi të jashtëzakonshme në krevat
D.m.th: nuk je keq. Me kusht që të mos ketë qenë hera e tij e parë dhe të ketë probleme serioze me kujtesën, një mashkull nuk mund të kujtojë detajet e të gjitha herëve që ka bërë seks. Ndoshta po jua thotë me shpresën që edhe ju të thoni të njëjtën gjë duke vënë në dukje zotësinë e tij, ose ndoshta ka qenë tërësisht bujar në gjykimin e tij.
-Të dua
Domethënë më pëlqen shumë dhe të kam xhan. Zakonisht, kjo thuhet pas asaj që femra ju ka thënë më parë. Atij i pëlqen shumë të rrijë me të, d.m.th të shkojë në shtrat dhe nëse sintonia emotive është e fortë ai ndihet thuajse i detyruar t‘i përgjigjet ndjenjës së saj nga frika se mos e humb.
-Nuk jam i martuar
Do të thotë nuk kam një lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe gënjeshtra shkojnë përkrah. Një numër i madh meshkujsh edhe pse të martuar dhe me familje, sillen si beqarë sapo ju jepet rasti i parë. E vështirë është të gënjesh kur në shtëpi ke një grua të padurueshme. Nëse keni edhe më të voglin dyshim se ka një lidhje tjetër apo është i martuar, çojeni punën deri në fund për ta demaskuar.
-Nuk është faji yt, është i mi

Domethënë është faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi më i keq i një djali është marrja e përgjegjësive të ndarjes dhe lotët e vajzës në këtë moment. Mund t‘i thotë gjithçka për të mos e parë duke qarë. Një tjetër variant: Je shumë e mirë për mua, nuk të meritoj.
-Nuk ia kisha thënë askujt më parë

Domethënë deri tani nuk ta kisha thënë. Nuk është e zakonshme që një djalosh t‘u bëjë të njëjtat biseda vajzave me të cilat ka dalë, sidomos nëse është i sigurt që ka goditur në shenjë.
-I adhuroj prindërit e tu
Domethënë unë do përpiqem të shkoj mirë me prindërit e tu që ti i do shumë. Nëse ai është i zgjuar e di që një vajzë e lidhur me prindërit do të mendohet gjatë për t‘u lidhur me dikë që nuk i ka qejf prindërit e saj, kjo sepse ka nevojë për aprovimin e tyre.
-Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë
Kjo do të thotë po kam qenë i lidhur, por nuk mund ta them se ti do bëheshe si histerike. Është rasti klasik kur ajo që pyet nuk mund të dëgjojë një përgjigje të sinqertë, por një përgjigje ngushëlluese. Kështu që ai gënjen për të parandaluar pyetjet dhe hollësitë që do të vijnë më vonë; si nisi lidhja, ku u njohët, kush ju prezantoi sa kohë ndenjët bashkë, pse çfarë ka ajo më shumë se unë, çfarë të ka pëlqyer tek ajo, të pëlqen akoma e

Prezantohet per here te pare luani i bardhe (FOTO)

Ka debutuar për herë të parë dhe me një sukses të paparë, duke bërë për vete spektatorët që ishin mbledhur. 

Nuk bëhet fjalë për një yll showbizi, por për një luan të vogël të bardhë, që ka bërë “prezantimin” e tij në cirkun e Darmstadtit, në Gjermani.

Kafsha e vogël, 6-muajshe, ka bërë për vete zemrat e vizitorëve me shikimin e tij të butë dhe fytyrën miqësore. 

E dashura e Matrit pështyn fanellën e Inter ( Video)

Bukuroshj italiane Federica Nargi, e dashura e sulmuesit të Juventus Alessandro Matri tashmë mund të quhet zyrtarisht "armike" e tifozëve të Inter. Ish velina gjatë një udhëtimi me taksi ka pështyrëpublikisht fanellën zikaltër.

Dikush tenton ti japë fanellën por bukuroshja pas refuzimit me përbuzje e merr, pastron djersën dhe më pas e pështyn.






http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=vet27L0-zu4

JA" TOP 10" e golashenusve me te mire ne Champions League (FOTO)

Po si renditen ata aktualisht kundër golashënuesve më të mira në historinë e Kupës Evropiane dhe Ligës së Kampionëve? ja kush jane top 10 "mbreterit" e golave ne champios 
RAUL 71 
MESSI 59
VAN NISTELROOY 56 
HENRY 50 
CRISTIANO RONALDO 50
DI STEFANO 49
SHEVCHENKO 48
EUSEBIO 47
INZAGHI 46
DEL PIERO 42