Showing posts with label AKTUALITETE. Show all posts
Showing posts with label AKTUALITETE. Show all posts

Tuesday, June 4, 2013

Radhë e gjatë e tifozëve për biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji.

Radhë e gjatë e tifozëve për biletat e ndeshjes së 7 qershorit, por vendet më të mira i kanë blerë me shumicë politikanët.etëm pak ditë përpara sfidës vendimtare Shqipëri-Norvegji të fazës eliminatore për Botërorin 2014, kërkesat për të siguruar një biletë janë rritur deri edhe në çmenduri. Sportelet e biletarive janë mësymur nga sportdashësit, si pasojë e njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit që kishte deklaruar se biletat e ndeshjes duhet të kishin dalë sot në shitje.
Shumë tifozë kërkojnë mundësinë për të qenë të pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare në ambicjet e mëdha për kualifikim, por duket se përveçse radhës së pritjes, ata duhet të përballen edhe me faktin që biletat e vetme që po shiten janë kryesisht ato të anësoreve prapa portave. Po, sepse pjesa më e madhe e vendeve më të mira të stadiumit, mësohet se janë blerë nga politikanët. Për çfarë? Duket se synimi i tyre është të japin bileta falas në këmbim të votave për ta, në 23 qershor. Diçka që konfirmon se kjo është periudha që politikanët kërkon të përfitojë edhe nga evenimentet sportive, për të joshur pas vetes së tyre sportdashësit që ndoshta nuk marrin edhe shumë vesh nga politika. Por që për një biletë të kombëtares shqiptare do të bënin gjithçka. Edhe të votonin për ata që nuk i “njohin”....
Ndërkaq, pritet në fakt që stadiumi "Qemal Stafa" të jetë i tejmbushur për këtë ndeshje shumë delikate dhe të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, edhe pse çmimet e biletave janë relativisht të larta. Plot 8.000 lekë kushton tribuna qendrore, ndërsa ajo A dhe B ka çmimin 5.000 lekë. Në krahun e kundërt tribuna D1 dhe D2 kushton 3.000 lekë, ndërsa një biletë në D3 dhe D4 kushton 2.000 lekë. Kurse anësoret janë me çmimin simbolik 500 lekë.
 

Viti 2013 rrezikon të jetë pa stinë vere.

Më 21 qershor nis zyrtarisht stina e verës, por këtë 2013 mund të mos vijë kurrë. Të paktën ky është mendimi i një meteorologu të njohur francez, Laurent Cabrol, i cili paralajmëron se shumë shenja kanë ndodhur që çojnë drejt këtij parashikimi. Fundja, një vit pa stinë vere është regjistruar një herë: ishte 1816-a. Por a ekziston vërtet rreziku edhe në këtë rast?
"Kur ka pasur dimër dhe pranverë shumë me shi, në 70%-80% të rasteve nuk ka pasur një verë të vërtetë. Ka një probabilitet prej vetëm 30% që vera të jetë normale", ka parashtruar Laurent Cabrol. Kështu, ky 2013 ka shikuar një muaj maj siç nuk verifikohej prej dekadash nga këndvështrimi i temperaturave. Dhe sipas studiuesit, ky është një sinjal negativ nisjeje. E nuk duket se është i vetmi.
Faktikisht edhe temperatura e ujit të detit nuk sjell shpresa për asgjë të mirë. Cabrol pohon se duke qenë shumë e ftohtë, përbën një të dhënë për ftohje të atmosferës. Sikur të mos mjaftonte kaq është shumë i lartë edhe niveli i lagështisë në ajër, gjë që tregon se me shumë mundësi, shirat do të jenë shumë konstantë. Sapo të vijë një periudhë të nxehti do të ketë më pas re dhe përmbysje të menjëhershme moti.
Pa verë do të thotë një mot tepër të pastabilizuar. Nuk do të ketë stinë vere, në sensin që nuk do të ketë një periudhë të gjatë të të nxehtit, me të cilin shumica e njerëzve është mësuar, edhe sepse nxit për të shkuar drejt vendeve bregdetare. Mirëpo, ky parashikim tingëllon shumë shqetësues, edhe sepse mund të sjellë jo pak dëme ekonomike për sektorin bujqësor. Gjithsesi duhet thënë se shumë meteorologë të tjerë e kanë kundërshtuar pozicionin e mbajtur nga Cabrol, duke thënë të kundërtën, me një rritje të temperaturave që do të rriten gjatë fundit të kësaj jave. Për të larguar çdo dyshim, do të jetë muaji qershor që do të shërbejë si një "parathënie" e motit, që do të na presë në dy muajt e ardhshëm të verës.

Sunday, May 26, 2013

Xherdan Shaqirit:Pse nuk e ka Marr Flamurin Kuq e Zi

Me shum deshir kam dashur te marr edhe flamurin KUQ E ZI por kam pasur penges nga UEFA.
Se nuk me lejoshin me flamurin kuq e zi te festoj.
Se me thojshin je me prejardhje nga KOSOVA jo nga SHQIPERIA.
Por sidoqoft siq ju premtova qe do e marr me veti flamurin.
Kshtu qe ky trofe shkon per te gjith SHQIPTARET me respekt XHERDAN SHAQIRI

Saturday, May 18, 2013

Elhaida cmend Italinë, kalon në gjysmë finale

Këngëtarja shqiptare që po merr pjesë ne edicionin Italian të The Voice, vazhdon të mahnitë publikun dhe jurinë e kësaj gare.
Së fundmi ajo ka interpretuar një prej këngëve më të vështira italiane “Adagio” të Lara Fabian dhe arriti ta këndojë në mënyrë të madhërishme.

Pasi rrëmbeu vlerësimin e jurisë me talentin e saj, po fiton zemrat e telespektatorëve, mijëra prej të cilëve e televotuan, duke e çuar kështu drejtpërsëdrejti në gjysmëfinale.

Këngëtarja Noemi, anëtare e jurisë, tha se kjo është një teknikë e lartë në shërbim të një emocioni të madh, ndërsa Raffaella Carra e akuzoi, me shaka, se ka thyer abazhurët me fuqinë e zërit.
Interpretimi i saj ngjalli emocione të mëdha tek të gjithë ta që e kanë ndjekur, nëse ju nuk keni pasur mundësi, më poshtë shikojeni videon me interpretimin e shkëlqyeshëm të Elhaidës.

Vajza shkodrane veç më ka filluar të konsiderohet si fituese e The Voice of Italy, të paktën kështu e vlerësojnë nëpër rrjetet sociale këngëtaren shqiptare.