Showing posts with label CORIOSITY. Show all posts
Showing posts with label CORIOSITY. Show all posts

Wednesday, May 22, 2013

Shalqiri në vend të viagras


Sipas një studimi të ri të Universitetit të Teksasit, SHBA nxirren në dritë fakte interesante për sa i përket potencës seksuale.

Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i shalqirit zëvendëson rolin e viagrës. Sipas tyre, shalqiri përmban citrullina, substancë që rrit furnizimin me gjak, por duhet të theksojmë se në të njëjtën mënyrë funksionon dhe tani viagra.

Cintrullina, kur përzihet me substancat e enzimave në trup, kthehet në një aminoacid të quajtur argininë.

Hulumtuesi amerikan nga Universiteti i Teksasit Dr Bhimu Patil thotë se, "Arginina rrit oksidin nitrik në trup, i cili relakson enët e gjakut, duke pasur pikërisht të njëjtin efekt si viagra."

Megjithatë sasia e shalqirit që rekomandohet për konsum, që të arrini efektin e viagrës është deri në 6 pjata të mëdha të mbushura me shalqi. Nëse mund ta konsumoni, mbetet zgjidhja juaj!

Monday, May 20, 2013

Semundjet qe shërohen nga ujë i nxehtë

Në Japoni është shprehi të pihet ujë menjëherë sa të zgjohen nga gjumi.
Edhe Testet shkencorë i kanë dëshmuar përparësitë e kësaj teknike.

Shërimi me ujë jep rezultate tek sëmundjet e “vjetra” serioze por edhe për sëmundjet e “reja” moderne dhe është e vërtetuar si 100% efikas për shërimin e shumë sëmundjeve si : kokëdhimbje, dhimbje në trup, sistemin e zemrës, dhimbje në veshka, bronkit, vjellje, diare, hemorroide, diabet, të gjitha sëmundjet e syve, mitrës, kancer, çrregullime menstruale, sëmundje të veshit, hundës dhe fytit.

Mënyra për tu shëruar:

1. Menjëherë pas zgjimit në mëngjes, akoma pa i larë dhëmbët, pini 4 x 160 ml gota me ujë të vakët.
2. Lani dhëmbët dhe mos hani as pini asgjë për 45 minuta.
3. Pasi të keni ngrënë mëngjesin, mos hani dhe pini asgjë për 2 orë.
4. Ata që janë në moshë apo të sëmurë dhe nuk mund të pinë nga 4 gota ujë përnjëherë, në fillim (deri sat ë mësohen) mund të pinë ujë aq sa munden, duke e shtuar gradualisht sasinë, deri sa të arrijnë në 4 gota ujë.
5. Kjo mënyrë i shëron të sëmurët, ndërsa të shëndoshët i bën edhe më të lumtur.
Do të ishte mirë që ta praktikojmë këtë mënyrë të pirjes së ujit në përditshmërinë tonë, jo vetëm kur jemi të sëmurë. Pini ujë dhe bëjuni aktiv.
Ka logjikë, kinezët dhe japonezët pinë çaj të nxehtë kur hanë ushqim , e jo ujë të ftoftë. Ndoshta është koha që t’i praktikojmë shprehitë e tyre.

Saturday, May 18, 2013

Në Irak Kurani më “i gjatë” në botë

Në qytetin Nejef në Irak, një grup prej katër kaligrafist po mundohet të shkruaj Kuranin më të “gjatë” në botë.
Katër kaligrafist, në ditë harxhojnë nga 15 orë për të shkruar dhe krijuar “librin më të gjatë të shenjtë islam”.

Po ashtu, me këtë punë ata duan të regjistrohen në librin e rekordeve të Ginesit.
I tërë projekti është i financuar nga Ministria e Kulturës e Irakut dhe Komisioni për dorëshkrime dhe botime.
Një nga kaligrafistët i cili punon në këtë projekt Huseinel-Harsan, ka deklaruar se përgatitjen e Kuranit, i cili do të jetë në formë të spirales në i vendosur në konstruksion të metaltë, me gjatësi prej 5,5 metrave dhe gjerësi prej 1 metër, do të harxhohen 13 mijë metra, gjegjësisht 9 ton letër.

Doni te beni te lumtur partneren tuaj?? JA disa gjera qe duhet te beni


Kjo nuk është edhe aq e thjeshtë,por nuk është as shumë e vështirë.

Shumë meshkuj lënë përshtypje se mundohen shumë për t’ia plotësuar kërkesat partneres së tyre, në vazhdim ju paraqesim listën e gjëra që do të nxisin buzëqeshje në fytyrën e saj:

- Dërgoni porosi të ëmbël për natë të mirë, që të zgjohet me buzëqeshje në fytyrë.
- Thoni se është e mrekullueshme, në vend se t’i thoni se është e bukur apo e lezetshme;
- Blini diçka të bukur
- Kujdesuni që ta kuptojë se frikoheni mos ta humbni;
- Kohë pas kohë dërgoni porosi që t’i tregoni se po mendoni tek ajo;
- Le të jetë ajo për ju prioritet, e jo vetëm një opsion;
- Respektojeni. Respektojeni familjen e saj,miqtë e saj dhe gjërat e rëndësishme për të;
- Shikoni film në shtëpi të përqafuar,në vend se të dilni vet me shokë;
- Vallëzoni me të edhe kur nuk ka muzikë
- I shkoni nga mbrapa,kapeni për beli, putheni ngadalë në qafë dhe tregoni se sa shumë e doni;
- Përkrahni ambiciet e saja
- Bëjeni të ndjehet se është e vetmja femër në botë;
- Luftoni me të kur është e gatshme të dorëzohet,mbajeni fortë kur është josatbile;
- Përqafojeni fortë në publik, vetëm për të treguar se jeni krenar që keni dikë si ajo;
- Çdo herë bëjeni ju hapin e parë,mos prisni që ajo të fillojë;
- Dhuroni lule edhe pa arsye;
- Ofroni masazh;
- Vendosni fotografinë e saj në ekranin e telefonit tuaj;
- Premtoni se nuk do të largoheni kurrë dhe mbajeni betimin.

Ja këto janë gjërat që femrat dëshirojnë që ju t’i bëni.