Showing posts with label NEWS. Show all posts
Showing posts with label NEWS. Show all posts

Sunday, May 26, 2013

Mësuesja mbyll nxënësin në klasë, i kërkon marrëdhënie

Një mësuese e martuar e shkollës së mesme në Santa Fe të New Mexico, Jennifer Vigil 31 vjeç, u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë në ngarkim të saj.
Mësuesja u akuzua nga një nxënës 18 vjeçar, të cilin e kishte mbajtur në klasë mbyllur pas mësimit, në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me të, shkruan noa.
Nxënësi tha në polici se e kishte refuzuar propozimin e saj, por mësuesja e kishte sulmuar dhe i kishte thënë se pa kryer së paku marrëdhënie orale nuk do e linte të lirë.
Gjithçka që tha studenti u provua lehtësisht, pasi gjatë këtyre momenteve ky i fundit kishte xhiruar në fshehtësi çdo gjë me telefonin e tij celular.
Nën akuzën e ngacmimeve seksuale, Jennifer u pushua nga puna, u gjobit me 25 mijë dollarë, ndërsa u dërgua në burg.

Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzonte rumunen për prostitucion, ja mbante me listë klientët

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni.
Policia italiane e Pistoias vuri në pranga 29-vjeçarin me inicialet Q.I, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ndaj një vajze rumune.
Hetimet e shumta të policisë bënë që të bihet në gjurmët e shqiptarit, i vënë në shënjestrën e karabinierëve për aktivitetin e tij të dyshimtë.
Tutori strehonte në banesë vajzën rumune duke e cilësuar si “femrën e tij”, ndërsa më tej e çonte për të prostituuar në Montecatini, duke e lënë buzë rrugës për të thithur klientë.
Gjatë “orarit të punës”, 29-vjeçari ushtronte kontrolle të herë pas hershme mbi të për të parë nëse vajza ishte në punë, apo mos i fshihte klientë.
Sakaq gjatë kontrollit në banesë u gjet një bllok shënimi, ku shënoheshin takimet dhe të ardhurat e përfituara nga prostitucioni i vajzës, nga janari i këtij viti e deri në muajin mars.

Friday, May 24, 2013

Premierë DR.flori dhe Sinan Hoxha sjellin 2 kenge te reja.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube nuk kemi koment per te bere persa i perket ketyre 2 hiteve te reja. Per  me teper klikoni tek linku 

DrFlori ft Tiri - Zemerthyer

Sinan Hoxha - Gili Gili 

Ardian Gaxha dhe Floriani sjellin hitin e ri me këngën “Kjo zemër”


Adrian Gaxha ka gjetur formulën e suksesit. Vazhdon bashkëpunimi i tij më këngëtarin e vogël Florianin dhe kësaj radhe për të sjellë edhe një hit, pas këngës “Ngjyra e kuqe”.
Kënga mban titullin “Kjo zemër” është e punuar me muzikë dhe orkestrim nga vet Adriani, ndërsa tekstin e ka shkruar autori i njëjtë si edhe për këngën e më pashme, Bujar Idrizi.

Kënga është një stil më ndryshe nga ato që i kemi dëgjuar deri tani nga Adriani, është shumë ritmike dhe shumë verore, që tregon se Adriani që tani po na përgatit për një verë të nxehtë ...

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm si audio me tekst, ndërsa videoklipi pritet të lançohet vetëm për dy javë.

“Kjo zemër “është publikuar vetëm para disa orëve dhe ne e sjellim premierë këtu për ju :

Thursday, May 23, 2013

Elhaida Dani shkon ne finalen e The Voice of Italy (video)



Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të këndimit në Itali, The Voice of Italy.

Elhaida, e cila nga Shqipëria shkoi të konkurronte në spektaklin më të madh italian të talentëve të këndimit, Voice of Italy, sërish ka arritur që të shfaqë paraqitje mbresëlënëse. Elhaida ka arritur të impresionojë jurinë dhe votuesit italianë, duke u kualifikuar kështu në finalen e Voice of Italy, që mbahe të premtën e 31 majit dhe të cilin mund ta shikoni në televizionin Rai 2.
http://www.youtube.com/watch?v=Uv087FbEEXk

Wednesday, May 22, 2013

Greqi, sulm racist ndaj një emigranti adoleshent, ia presin fytyrën me shishe bire

Një adoleshent ka qenë pre e sulmeve raciste në shtetin fqinj Greqinë, i cili është dhunuar barbarisht nga tre burra. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë gjatë ditës së Pashkës, ku një 14-vjeçar nga Afganistani është bërë pre e dhunës së egër raciste. Ai ka thënë së autorët kanë qenë tre burra me uniforma të zeza, të cilët e ndaluan të riun në rrugë dhe i kërkuan dokumentet 





http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=OgpGNrvH3-Y

Kosovari i mençur që “talli” e Çanin.Shikoni linkun

Gazetari dhe moderatori i emisionit të mirënjohur ‘Zonë e Lirë’, Arjan Çani ka rënë ‘pre’ e një loje nga një gazetar kosovar, që duket se e ka vënë në siklet.as shumë lutjesh, Çani vendos të japë një intervistë dhe pasi pret për më shumë se 15 minuta pasi gazetari është në kafe përballet me një tjetër surprizë që e lë praktikisht pa fjalë.
Pasi dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, Çani e falënderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë, por këtu mbyllet intervista, duke mos i lënë mundësi moderatorit të ‘Zonës së Lirë’ të thotë asnjë fjalë.
Autori i ‘lojës’ është gazetari nga Mitrovica, Blerim Peci, autor i emisionit ‘Vikendi RTK’, që ka dhënë edhe shpjegime për këtë ‘lojë’. Sipas tij, kjo është një ‘hakmarrje’ e vogël ndaj Çanit i cili disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë, kështu që këtë herë vetë gazetari duket se e kishte të limituar kohën.

Big Brother”, Joana: Rikja është lesbike


TIRANE – Vigani dhe Edberi kanë dyshime se Rikja është banore e infiltruar dhe i kërkojnë edhe Joanës mendim rreth dyshimeve të tyre. Ndërsa Joana ka një tjetër dyshim për Riken. Edberi e pyet për këtë dyshim, pasi ajo këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anaidin gjatë ditës. Joana fillon të tregojë dyshimet që ka për Riken se mund të jetë lesbike, edhe pse thotë që nuk duhet të flasë për jetën private të saj.
Djemtë e pyesin nëse ajo mund t’ia përdorë këtë gjë gjatë lojës dhe e pyesin se sa e sigurt është për këtë që thotë. Joana shpreh shumë siguri për vërtetësinë e këtij fakti dhe thotë se në “Facebook” mund të arrish të mësosh shumë të vërteta dhe tregon gjithashtu se di çdo gjë nga e përditshmja e saj. Joana tregon se për Riken di shumë gjëra të cilat banorët nuk i dinë ende. Ajo thotë se Rikja nuk ka aq shumë miq sa thotë se ka dhe se nuk ka udhëtuar aq shumë, siç tregon.
“Nuk ka punuar në një firmë të njohur, siç thotë”, – tregon Joana, e gjithashtu komenton veshjet e saj, të cilat nuk janë të shtrenjta, ashtu siç tregon Rikja. Joana tregon se Rikja ka shumë foto me vajza në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.
(BalkanWeb)