Sunday, May 26, 2013

Foto: Flutura me krahë të tejdukshëm

 E keni ditur se ekzistojnë flutura me krahë plotësisht të tejdukshme?
Ky lloj i rrallë i fluturave quhet “Greta oto”, ndërsa krahët e saj janë pa ngjyrë, pothuajse kristalore…

Ky lloj i rrallë dhe unik i fluturave mund të gjinden në Afrikë dhe Australi. Ndonjëherë mund të gjinden plotësisht pa ngjyrë, të tejdukshme, ndonjëherë kanë pakë ngjyrë nga fundi i krahëve.

Shikoni këto fotografi të mrekullueshme të fluturave që vetëm “nëna natyrë” i krijon.



Pushohet nga puna.MOTIVI:Shumë e bukur për të punuar

Zakonisht thuhet se bukuria është një dhuratë, por jo për 33 vjeçaren Laura Fernee, nga Britania e Madhe. Vajza bukuroshe nga Notting Hill, në Londër, u pushua nga puna si kërkuese shkencore sepse pamja e saj fizike nuk e lejonte të punonte: kolegët meshkuj nuk ja ndanin sytë, ndërsa koleget femra e urrenin.
Në këtë mënyrë 33 vjeçares iu desh të hiqte dorë nga një pagë vjetore prej 30 mijë sterlinash, duke u kthyer tek prindërit që tashmë duhet të kujdesen për të.
Nuk jam negative, nuk jam as kukull, – shpjegon 33 vjeçarja. – Çështja është se pamja ime fizike më ka dëmtuar shumë në aspektin profesional”, 


Friday, May 24, 2013

Premierë DR.flori dhe Sinan Hoxha sjellin 2 kenge te reja.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube nuk kemi koment per te bere persa i perket ketyre 2 hiteve te reja. Per  me teper klikoni tek linku 

DrFlori ft Tiri - Zemerthyer

Sinan Hoxha - Gili Gili 

Ardian Gaxha dhe Floriani sjellin hitin e ri me këngën “Kjo zemër”


Adrian Gaxha ka gjetur formulën e suksesit. Vazhdon bashkëpunimi i tij më këngëtarin e vogël Florianin dhe kësaj radhe për të sjellë edhe një hit, pas këngës “Ngjyra e kuqe”.
Kënga mban titullin “Kjo zemër” është e punuar me muzikë dhe orkestrim nga vet Adriani, ndërsa tekstin e ka shkruar autori i njëjtë si edhe për këngën e më pashme, Bujar Idrizi.

Kënga është një stil më ndryshe nga ato që i kemi dëgjuar deri tani nga Adriani, është shumë ritmike dhe shumë verore, që tregon se Adriani që tani po na përgatit për një verë të nxehtë ...

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm si audio me tekst, ndërsa videoklipi pritet të lançohet vetëm për dy javë.

“Kjo zemër “është publikuar vetëm para disa orëve dhe ne e sjellim premierë këtu për ju :

VIPAT para dhe pas Photoshop-it (FOTO)


ë famshmit e botës së artit kurojnë me kujdes imazhin e tyre dhe pamje tek ta ndonjëherë ka më shumë rëndësi se çfarë do gjëje tjetër.
Ndaj shumë prej tyre kanë ekipe grimerësh, këshilltarësh se si duhet të sillen, të vishen, të lyhen, madje deri tek gjestet apo mimika e fytyrës.
Megjithatë, këto grupe jo gjithmonë janë perfektë, ndaj për të kuruar një imazh perfekt, atëherë hyn në punë teknologjia, më saktë Photoshop-i.
Më poshtë po sjellim disa prej personave të famshëm, para dhe pas Photoshop-it,thekson “KohaNet”.





Rihanna ,Chris a e dinë çfarë ke humbur???


Rihanna vazhdon të provokojë.
Ajo ka publikuar një fotografi me të cilën i ka kënaqur fansat e saj, po njëkohësisht ka dërguar një mesazh të fortë deri tek ish i dashuri i saj Chris Brown, duke e përkujtuar se çfarë ka humbur!

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet nga afër prapanica e saj tonifikur. Këtyre ditëve po qarkullojnë informacione se ish i dashuri i saj Chris Brown i është kthyer të dashurës së tij të vjetër Karrueche Tran, pasi kohëve të fundit janë parë shpesh të qëndrojnë bashkë në shoqëri.

Kjo e ka irrituar Rihannën e cila për ta xhelozuar rivalen e saj dhe për t’ia bërë me dije Chris-it se çfarë ka humbur, e ka publikuar këtë fotografi.