
Bëhet fjalë për një këngë shumë ritmike, që padyshim do të jetë një hit veror, ndërsa edhe në videoklip janë paraqitur skena të nxehta të këngëtares duke shprehur edhe talentin e saj në vallëzim.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i këngëtares me Pitbull, si duket e ka gjetur formulën e suksesit, pasi të gjitha këngët që i kanë bashkë kanë rezultuar të suksesshme.