Sipas gazetës së përditshme sportive braziliane "O’Globo", talenti amerikano-latin tashmë ka firmosur një parakontratë me katalanasit. Prej kohësh blaugranat e ndiqnin futbollistin, madje ata arritën që të fitonin edhe konkurrencën me Real Madri.
Kështu, sipas gazetës braziliane, sfida e së dielës mes Santos dhe Flamengos mund të jetë e fundit për Neymar.
Barça dhe Santosi kanë negociuar mes tyre që 21-vjeçari të marrë pjesë edhe në Kupën e Konfederatave dhe pastaj të udhëtojë drejt Barcelonës.
Sipas "O’Globos", zëvendëspresidenti i klubit brazilian, Odilo Rodrigues, ka thënë: "Ne donim që Nejmar të qëndronte deri në nisjen e Kupës së Botës, por është e vështirë. Futbolli është një biznes ku mbizotëron tregu i lirë