Katër kaligrafist, në ditë harxhojnë nga 15 orë për të shkruar dhe krijuar “librin më të gjatë të shenjtë islam”.
Po ashtu, me këtë punë ata duan të regjistrohen në librin e rekordeve të Ginesit.
I tërë projekti është i financuar nga Ministria e Kulturës e Irakut dhe Komisioni për dorëshkrime dhe botime.
Një nga kaligrafistët i cili punon në këtë projekt Huseinel-Harsan, ka deklaruar se përgatitjen e Kuranit, i cili do të jetë në formë të spirales në i vendosur në konstruksion të metaltë, me gjatësi prej 5,5 metrave dhe gjerësi prej 1 metër, do të harxhohen 13 mijë metra, gjegjësisht 9 ton letër.