Sipas një studimi të ri të Universitetit të Teksasit, SHBA nxirren në dritë fakte interesante për sa i përket potencës seksuale.
Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i shalqirit zëvendëson rolin e viagrës. Sipas tyre, shalqiri përmban citrullina, substancë që rrit furnizimin me gjak, por duhet të theksojmë se në të njëjtën mënyrë funksionon dhe tani viagra.
Cintrullina, kur përzihet me substancat e enzimave në trup, kthehet në një aminoacid të quajtur argininë.
Hulumtuesi amerikan nga Universiteti i Teksasit Dr Bhimu Patil thotë se, "Arginina rrit oksidin nitrik në trup, i cili relakson enët e gjakut, duke pasur pikërisht të njëjtin efekt si viagra."
Megjithatë sasia e shalqirit që rekomandohet për konsum, që të arrini efektin e viagrës është deri në 6 pjata të mëdha të mbushura me shalqi. Nëse mund ta konsumoni, mbetet zgjidhja juaj!