Sunday, May 19, 2013

Sukseset e aktorit Nik Xhelilaj në Turqi

Aktori i njohur shqiptar i cili po i cili u bë i famshëm në Turqi, Nik Xhelilaj, do të jetë pjesë e një seriali të ri në televizionin turk Kanal D.
“Kajëp Shehir ” (Qytrti i humbur) ishte seriali në të cilin Niku aktronte në rolin e Kadirit, i transmetuar ky serial në një nga kanalet më prestigjioze turke Kanal D, mirëpo ky projekt filmik ishte jetëshkurtër, pasi mbaroi në episodin e 26-të, për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Por, producentët e filmit kanë parë një potencial shumë të madh tek Niku dhe kanë vendosur që atë ta angazhojnë në një seria të ri edhe atë në rrolin kryesor.

Sipas thashethemeve besohet se në krah të Nikut do të jetë një prej aktoreve më të njohura turke Fahriye Evcen. Popullariteti i saj është ngritur në vitin 2006 me pjesëmarrjen në serialin “Kur gjethet bien” në rolin e Necla (Nexhlës). Ekipi i aktorëve te seriali i ri ende nuk është kompletuar, dhe tashmë mësojmë vetëm se historia e gjithë serialit do të jetë dashuria e një djali të varfër me një vajzë të pasur…