Saturday, May 18, 2013

Elhaida cmend Italinë, kalon në gjysmë finale

Këngëtarja shqiptare që po merr pjesë ne edicionin Italian të The Voice, vazhdon të mahnitë publikun dhe jurinë e kësaj gare.
Së fundmi ajo ka interpretuar një prej këngëve më të vështira italiane “Adagio” të Lara Fabian dhe arriti ta këndojë në mënyrë të madhërishme.

Pasi rrëmbeu vlerësimin e jurisë me talentin e saj, po fiton zemrat e telespektatorëve, mijëra prej të cilëve e televotuan, duke e çuar kështu drejtpërsëdrejti në gjysmëfinale.

Këngëtarja Noemi, anëtare e jurisë, tha se kjo është një teknikë e lartë në shërbim të një emocioni të madh, ndërsa Raffaella Carra e akuzoi, me shaka, se ka thyer abazhurët me fuqinë e zërit.
Interpretimi i saj ngjalli emocione të mëdha tek të gjithë ta që e kanë ndjekur, nëse ju nuk keni pasur mundësi, më poshtë shikojeni videon me interpretimin e shkëlqyeshëm të Elhaidës.

Vajza shkodrane veç më ka filluar të konsiderohet si fituese e The Voice of Italy, të paktën kështu e vlerësojnë nëpër rrjetet sociale këngëtaren shqiptare.