Kjo nuk është edhe aq e thjeshtë,por nuk është as shumë e vështirë.
Shumë meshkuj lënë përshtypje se mundohen shumë për t’ia plotësuar kërkesat partneres së tyre, në vazhdim ju paraqesim listën e gjëra që do të nxisin buzëqeshje në fytyrën e saj:
- Dërgoni porosi të ëmbël për natë të mirë, që të zgjohet me buzëqeshje në fytyrë.
- Thoni se është e mrekullueshme, në vend se t’i thoni se është e bukur apo e lezetshme;
- Blini diçka të bukur
- Kujdesuni që ta kuptojë se frikoheni mos ta humbni;
- Kohë pas kohë dërgoni porosi që t’i tregoni se po mendoni tek ajo;
- Le të jetë ajo për ju prioritet, e jo vetëm një opsion;
- Respektojeni. Respektojeni familjen e saj,miqtë e saj dhe gjërat e rëndësishme për të;
- Shikoni film në shtëpi të përqafuar,në vend se të dilni vet me shokë;
- Vallëzoni me të edhe kur nuk ka muzikë
- I shkoni nga mbrapa,kapeni për beli, putheni ngadalë në qafë dhe tregoni se sa shumë e doni;
- Përkrahni ambiciet e saja
- Bëjeni të ndjehet se është e vetmja femër në botë;
- Luftoni me të kur është e gatshme të dorëzohet,mbajeni fortë kur është josatbile;
- Përqafojeni fortë në publik, vetëm për të treguar se jeni krenar që keni dikë si ajo;
- Çdo herë bëjeni ju hapin e parë,mos prisni që ajo të fillojë;
- Dhuroni lule edhe pa arsye;
- Ofroni masazh;
- Vendosni fotografinë e saj në ekranin e telefonit tuaj;
- Premtoni se nuk do të largoheni kurrë dhe mbajeni betimin.
Ja këto janë gjërat që femrat dëshirojnë që ju t’i bëni.