Thursday, May 23, 2013

Elhaida Dani shkon ne finalen e The Voice of Italy (video)



Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të këndimit në Itali, The Voice of Italy.

Elhaida, e cila nga Shqipëria shkoi të konkurronte në spektaklin më të madh italian të talentëve të këndimit, Voice of Italy, sërish ka arritur që të shfaqë paraqitje mbresëlënëse. Elhaida ka arritur të impresionojë jurinë dhe votuesit italianë, duke u kualifikuar kështu në finalen e Voice of Italy, që mbahe të premtën e 31 majit dhe të cilin mund ta shikoni në televizionin Rai 2.
http://www.youtube.com/watch?v=Uv087FbEEXk