Edhe pse ishte paralajmëruar të publikohet më 15 maj, videoklipi i këngës “Live It Up” u vonua për dy ditë edhe është publikuar dje.
Bëhet fjalë për një këngë shumë ritmike, që padyshim do të jetë një hit veror, ndërsa edhe në videoklip janë paraqitur skena të nxehta të këngëtares duke shprehur edhe talentin e saj në vallëzim.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i këngëtares me Pitbull, si duket e ka gjetur formulën e suksesit, pasi të gjitha këngët që i kanë bashkë kanë rezultuar të suksesshme.